Fut kokainë në çantën e së fejuarës, arrestohet 37 vjeçari

E publikuar: 28/08/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetasi italian përfundoi në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap me lëndë narkotike kokainë.

Në pranga përfundoi Alessio Leggiadro, 37 vjeç, banues në Puistoia të Italisë.

Gjatë ushtrimit të kontrollit të një automjeti tip Audi në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar ku i pranishëm ishte edhe e fejuara e tij, me iniciale A.T, 32 vjeçe, banuese në Kavajë, u gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Policia sqaroi se droga ishte gjetur në çantën e 32 vjeçares, për të cilën shtetasi italian tha se e kishte futur ai në çantë.

Policia nuk sqaron se për çfarë sasie kokaine bëhet fjalë. Ndërkohë, policia nisi procedimin në gjendje të lirë për 20 vjeçarin D.T, banues në Kavajë, drejtuesi i mjetit tip Audi ku udhëtonin shtetasit italian dhe e fejuara e tij.