Fustani i Meghan Markle sot nuk ishte surprizë, por diçka tjetër tek ajo PO

E publikuar: 10/07/2018 01:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për këtë rast, Dukesha e Sussexit veshi një fustan në ngjyrë ulliri nga Ralph Lauren, i ngushtë deri poshtë gjurit dhe me mëngë të gjera.

Fustanit, për t’i shtuar elegancën, Meghan i vendosi edhe një rrip në bel dhe një kapelë në të njëjtën ngjyrë nga Stephen Jones, doreza dhe këpucë kamoshi nga Manolo Blahnik, ndërsa Princi Harry ishte veshur shumë klasik me kostumin blu.

Dy javët e kaluara kanë qenë shumë të zëna për Meghan, e cila tashmë ka tërhequr vëmendjen në shumë evente mbretërore.

Pasi bëri debutimin në familjen mbretërore me një fustan të thjeshtë të Givenchy, në një moment tjetër ajo i habiti të gjithë me një fustan të kuq të Prada, kur mori pjesë në një event tjetër bashkë me Mbretëreshën Elizabeth.

Duket se Meg nuk eksperimenton shumë me stilin e fustaneve që zgjedh, por më shumë me ngjyrat e tyre, si në këtë rast kur shihet për herë të parë e veshur e gjitha me ngjyrë ulliri.

Po kështu, për herë të parë, ajo sot zgjedh një veshje të Ralph Lauren, e cila, me siguri nuk do të jetë e fundit.