Fury për Seferin: Këta shqiptarët janë shumë, shumë të vështirë për t’u mundur

E publikuar: 30/05/2018 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tyson Fury beson se Sefer Seferi nuk do të jetë kundërshtar i lehtë për t’u përballur.

Anglezi (25 fitore, 0 humbje, 18 me nokaut) i kthehet boksit pas dy vite e gjysmë pauzë, e shikon përballjen me shqiptarin (23 fitore, 1 humbje ,21 me nokaut) si shumë serioze.

“Këta tipat shqiptarët janë shumë, shumë të vështirë për t’u mundur. Ja pse zgjodha dikë që është shumë i vështirë”.

Sefer Seferi/Facebook

“Kam nevoj për runde sepse kohë që nuk kam boksuar, e kam pritur këtë për shumë kohë”.

“Kam nevoj për runde. Nuk kam nevoj për një nokaut pas 10 sekondash. Kam nevoj për dikë të vështirë, dikë që duron grushtet, më sulmon dhe më vendos nën presion”.

“Jam duke e marrë atë shumë seriozisht. Kjo është një përballje botërore për mua. Të gjithë ata që vijnë të përballen me mua janë sfidë për titullin”.

“Mendoj se është i mirë, mjaftueshëm i mirë. Një njeri që ka 24 ndeshje dhe ka humbur vetëm një me pikë dhe nuk është nokautuar kurrë, nuk është i lehtë”.

“Por, nëse mendoj që jam aq i mirë sa që jam, duhet ta mundi atë qetësisht”, ka thënë Fury.

Përballja mes Fury dhe Seferit do të zhvillohet me 9 qershor Manchester Arena, e vlefshme për peshat e rënda.

Humbja e vetme në karrierën e shqiptari ka qenë nga Manuel Charr, për titullin ndërkombëtar WBA të peshave të rënda, në shtatorin e vitit 2016. /Telegrafi/