Franca mundet nga Belgjika, në prag të miqësores ndaj Shqipërisë

E publikuar: 08/06/2015 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga miqësorja e Elbasan Arenas me Francën, Shqipëria merr disa sinjale inkurajuese që mund ti shërbejnë kuqezinjëve tanë për të synuar një tjetër rezultat historik si ai i arritur në Rennes, 14 Nëntorin e kaluar. Kombëtarja franceze nuk është në maksimumin e formës dhe kjo u gjë u vu re qartë në Stade France ku skuadra e Didier Deschamps u mund 4-3 nga Belgjika në një tjetër takim miqësor në kuadër të përgatitjeve për Euro 2016, për më tepër Franca ishte duke humbur me rezultatin e thellë 4-1 deri në minutën e 89-të, megjithatë nuk duhet harruar fakti që Belgjika është një përfaqësueset më të forta të Europës dhe për këtë asnjë nuk ka dyshime.

Ishte Marouine Fellaini ai që hapi serinë e golave në minutën e 17-t. Pak caste përpara fundit të pjesës së parë mesfushori i Manchester United përfitoi nga harkim në zonë i Alderwirled dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti për herë të dytë në këtë takim Hugo Lloris. Në minutën e 50-të Radja Nainggolan e coi në 3 avantazhin e golave për Belgjikën duke realizuar me një goditje të bukur nga distanca. Për tu dhënë një kënaqësi sado të vogël tifozëve që kishin mbushur shkallët e Stade de France mendoi Mathiew Valbuena që realizoi nga pika e bardhë e panalltisë, por të njëjtën gjë bëri edhe Hazard pak sekonda më vonë duke e cuar sërish në 3 gola avantazhin e skuadrës së Marc Wilmots.

Ndryshimet e shumta që bëri Deschamps i dhanë një tjetër freski lojës së Francës dhe në minutat e fundit përfaqëusesja e gjelave realizoi edhe dy herë të tjera fillimisht me sulmuesin e Lyonit Nabil Fekir dhe më pas me atë të Marsejës Dimitri Payet. Përfundimisht 4-3 për Belgjikën që pas 13 vjetësh fitoi sërish një ndeshje ndaj Francës./supersport/