Franca e gatshme për bashkëpunim policor me Kosovën

E publikuar: 18/10/2017 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili e uroi ministrin Sefaj për detyrën e re dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim.

Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë duke vlerësuar se në vendin tonë situata e përgjithshmee sigurisëështë e qetë.

Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.