Fortnite në iOS gjeneron 300 milionë dollarë të ardhura

E publikuar: 20/10/2018 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Versioni i Fortnite për iOS ka rezultuar një hit i vërtetë ndërsa loja mobile ka gjeneruar 300 milionë dollarë në 200 ditë sipas firmë analitike Sensor Tower.


Loja debutoi për herë të parë më 15 Mars.

Fortnite është gjithashtu i disponueshëm për konsolat e lojërave PlayStation 4, Xbox One dhe Nintendo Switch por edhe për PC.


Që nga debutimi i sezonit të 6-të më 27 Shtator loja ka ngritur 20 milion dollarë në një javë.

Po ta krahasojmë me hitin tjetër mobil Clash Royale, ky i fundit gjeneroi 228 milionë dollarë në 200 ditët e para në iOS.

65% e këtyre të ardhurave vinë nga Shtetet e Bashkuara ndërsa versioni Android i lojës ka gjeneruar jo më shumë se 60 milion dollarë. /PCWorld Albanian