Formacionet zyrtare: Roma në një tjetër mision të pamundur, Liverpooli ka epërsinë

E publikuar: 02/05/2018 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Stadio Olimpico, Roma dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Redsat e fituan me rezultat 5-2 sfidën e parë që u zhvillua në Anfield dhe janë favoritë për t’u kualifikuar në finale për shkak të epërsisë së lartë.

Prandaj qëllimi i tyre do të jetë mbrojtja e rezultatit dhe ndëshkimi i kundërshtarit për t’ia zbehur të gjitha shpresat.

Mirëpo, Giallorossët arritën ta përmbysnin një epërsi të ngjashme të Barcelonën duke fituar me rezultat 3-0 dhe arritën në gjysmëfinale.

Me rezultat të njëjtë duhet të fitojnë edhe ndaj Liverpoolit që të kualifikohen në finale. Për këtë arsye, skuadra nikoqire do të tentojë të shënojë sa më shumë gola në këtë takim.

Trajnerët Eusebio Di Francesco dhe Jurgen Klopp edhe një herë do t’i vënë përballë taktikat e tyre.

Formacioni zyrtar i Romës:

Formacioni zyrtar i Liverpoolit:

Skuadra që kualifikohet në finale do të luajë kundër Real Madridit që të martën mbrëma eliminoi Bayern Munichun. /Telegrafi/