Formacionet zyrtare: Milani dhe Roma zhvillojnë kryendeshjen e javës

E publikuar: 31/08/2018 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani dhe Roma zhvillojnë derbin e javës së tretë në Serie A.

Rossonerët janë nikoqirë të Giallorossëve në San Siro, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël futbolli.

Ekipi i Gennaro Gattusos nuk ka pikë, e ka humbur një sfidën hapëse ndaj Napolit.

Ndërsa të zgjedhurit e Eusebio Di Francescos kanë marrë një fitore dhe një barazim dhe numërojnë katër pikë.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Calhanoglu.

Formacioni startues i Romës: Olsen; Manolas, Fazio, Marcano; Karsdorp, De Rossi, Nzonzi, Kolaorv; Pastore; Schick, Dzeko.

Të dyja skuadrat do ta kërkojnë fitoren, prandaj pritet të jetë një përballje interesante. /Telegrafi/