Formacionet zyrtare: Liverpooli kërkon fitoren e radhës ndaj Cardiffit

E publikuar: 27/10/2018 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli do të kërkojë fitoren e radhës në shtëpi ndaj skuadrës së Cardiffit.

Liverpooli që nga të gjitha ndeshjet ka vetëm një barazim në udhëtim, së fundmi triumfoi ndaj Huddersfieldit minimalisht.

Forma e mirë vazhdoi me fitore të thellë ndaj Crvena Zvezdës në Anfield, e tash ajo shikohet të bartet ndaj Cardiffit për të vazhduar me lidershipin në Ligën Premier.

The Reds nuk dinë për humbje në këtë edicoin në kampionatin anglez, ndërkaq Cardiffi po vjen nga një formë shumë e dobët.

Liverpooli është favorit për të shënuar fitore në këtë duel.

Formacioni i Liverpoolit: Alisson, Arnold, Lovren, Van Dijk, Moreno, Wijnaldum, Fabinho, Lallana, Mane, Salah, Firmino.

Formacioni i Cardiffit: Etheridge, Manga, Morrison, Bamba, Bennet, Hoilett, Camarsa, Gunnarsson, Murphy, Reid, Paterson. /Telegrafi/