Formacionet zyrtare: Fitorja ndaj Belgjikës është e domosdoshme për Zvicrën

E publikuar: 18/11/2018 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zvicra është nikoqir i Belgjikës për ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nga tri ndeshje të zhvilluara, Helvetikët i kanë fituar dy dhe një e kanë humbur, ashtu që mbajnë vendin e dytë në grup me gjashtë pikë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e ‘Djajve të Kuq’ ka regjistruar tri fitore në po aq ndeshje dhe është në krye të grupit me nëntë.

Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Belgjika ka fituar me rezultat 2-1.

Trajnerët Vladimir Petkovic dhe Roberto Martinez i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Mbabu, Elvedi, Freuler, Seferovic, Xhaka, Fernandes, Rodriguez, St. Zuber, Klose, Shaqiri.

Formacioni startues i Belgjikës: Courtois, Alderweireld, Kompany, Witsel, Tielemans, E. Hazard, Mertens, Meunier, T. Hazard, Boyata, Chadli.

(Foto: Uefa.com)

Islanda është skuadra tjetër e këtij grupi që i ka zhvilluar katër ndeshje dhe i ka pësuar katërt humbje. /Telegrafi/