‘Football Leaks’ zbulojnë shifrat se sa fiton Neymari orë, ditë dhe muaj

E publikuar: 23/09/2017 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Football Leaks vazhdojnë të zbulojnë prapaskena nga bota e futbollit.

E fundit është për të shumë përfolurin Neymar, i cili gjatë verës kaloi te Paris Saint Germaini nga Barcelona.

Bëhet fjalë për rrogën e brazilianit, ku burimi i lartpërmendur ka zbuluar shifrat e saj.

Neymar fiton katër mijë euro në orë, 100 mijë euro në ditë dhe 3.069.520 euro në muaj.

Braziliani jeton si mbret në Paris, ai kalon ditën në një rezidencë e ndërtuar në vitin 1950, nëntë kilometra larg qendrës stërvitore të klubit dhe 14 nga ‘Parku i Princave’ me një qira mujore prej 14 mijë eurosh.

Gjithashtu ajo ka 5.000 metra katrorë sipërfaqe të gjelbëruar dhe 1.000 metra katrorë për banim të përhapura në pesë nivele, të gjitha me ashensor.

“Njerëzit të veshur në të zeza kujdesën për qetësinë e futbollistit. Ata janë brenda pronës dhe në dy portat 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Një siguri sikur e kreut të shtetit”, shkruan revista franceze ‘París Match’. /Telegrafi/