Flet lideri i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, kërcënon Perëndimin dhe Izraelin: Po u ofrohemi çdo ditë

E publikuar: 26/12/2015 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i ISIS’it Abu Bakr al-Baghdadi, ka lëshuar një audio-mesazh duke bërë thirrje për kryengritje në Arabinë Saudite dhe duke u zotuar për sulme në të ardhmen në Izrael.
Baghdadi zotohet se do të sulmojnë Perëndimin dhe Izraelin, duke thënë se ISIS “për asnjë moment nuk e ka harruar Palestinën”.

‘Shumë shpejt, me ndihmën e Zotit, ju do të dëgjoni hapat e muxhahedinëve…Jemi duke u afruar te ju për çdo ditë”, thotë ai.

Nuk është e qartë kur është realizuar mesazhi, por i referohet koalicionit kundër ISIS’it që u lansua nga Arabia Saudite më 15 dhjetor.

“Së fundi ata lansuan një koalicion të quajtur ‘Islamic’ dhe njoftoi se qëllimi i tyre është luftimi i Kalifatit. Nëse ky koalicion do të ishte Islamik do të kishte njoftuar fitore dhe ndihmë për popullin e Sirisë’, thotë ai.

Mesazhi 24 minutësh është i pari i Baghdadi’t në shtatë muaj, gjatë të cilëve ISIS ka realizuar disa sulem në Irak dhe Siri.

Baghdadi bëri paraqitjen e parë publike verën e vitit 2014 në qytetin irakian të Mosulit, i cili është i pushtuar nga ISIS./Express/