Flet Drejtori i Rezervave Shtetërore të Mallrave, Arton Muçaj: Kosova ka mjaftueshëm rezerva

E publikuar: 11/03/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një një intervistë për 04 Online, ka folur Drejtori i Rezervave Shtetërore të Kosovës Arton Muçaj, i cili ka thënë se vendi ynë për momentin disponon rezerva të mjaftueshme të mallrave.

Z. Muçaj sa ka Rezerva Shtetërore Kosova?

Arton MUÇAJ: Në Kosovë në vitin 2010 është miratuar Ligji për Rezervat Shtetërore, sipas të cilit, rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste tjera të ngjashme.

Republika e Kosovës që nga viti 2012 ka filluar grumbullimin e rezervave shtetërore, të cilat mund të shfrytëzohen në rast të gjendjeve qe u thane me larte.

Rezervat shtetërore të mallrave përbehen nga disa  produkte, të cilat kemi konsideruar se janë të rëndësishme për momentin fillestar, që të krijohen.

Në bazë të planit strategjik dhe programit vjetor për rezervat shtetërore të mallrave, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës e cila mund të preket nga ndonjë  fatkeqësi dhe lloji i produktit, ku shteti i ndanë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.

Duke pasur parasysh këto praktika si dhe mundësitë buxhetore të Shtetit të Kosovës, sasitë e produkteve agro – ushqimore dhe jo ushqimore, janë përcaktuar me planin strategjik dhe programin vjetor, ndërsa sa i përket sasisë dhe llojit të produkteve ato janë të siguruara në bazë të ligjit për Rezervat Shtetërore ku ligji e përcakton si informatë të klasifikuar.

Bazuar në ligjin 03/L-244, lloji, sasi, shuma e mjeteve financiare dhe vlera e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet informatë e klasifikuar.

A mund të na tregoni, sa është sasia e tyre?

Arton MUÇAJ: Për dallim nga disa informacione qe kane dale ne media këtyre ditëve, ju njoftoj se shifra te cilët e kane transmetuar gjasme gjysme milioni euro ne vlere materiale ka Shteti i Kosovës si Rezerve te Mallrave, nuk qëndron. Dmth kjo shifër nuk është e sakte. Me përgjegjësi te plote mund te them se rezervat përmbajnë; Miliona litra nafte, ndërsa produkte agro ushqimore flitet me mijëra ton dhe produkte te lëngta me mijëra litra, dhe me produkte farmaceutike si barna esenciale me mijëra paketa.Buxheti për vitin 2019 është ndarë bazuar në programin vjetor 2019 -2021 i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të mundësive buxhetore, i njëjti vazhdon edhe për vitet në vijim, por bazuar në nenin 8,9,10 të ligjit 03/L-244, sasia, shuma e mjeteve financiare dhe vlera e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet informatë e klasifikuar pra si sekret shtetëror.

Për sa kohë janë të parapara këto rezerva?

Arton MUÇAJ: Rezervat Shtetërore të Mallrave formohen si rezerva të përhershme.

A kanë qëndrueshmëri këto mallra, domethënë afat skadimi?

Arton MUÇAJ: Mallrat te cilat ne i ruajmë neper depo te ndryshme ne Kosove, kontrollohen, inspektohen gjate gjithë kohës, dhe përtëritja, rifreskimi i tyre është detyrim ligjor dhe kontraktual. Raportet e deritanishme vlerësojnë qe te gjitha mallrat ne depot qe ne i ruajmë janë ne gjendjen kualitative-superiore.

Për sa kohë kemi kapacitet t’i mbulojmë kërkesat e qytetarëve?

Arton MUÇAJ: Konsiderojmë se në rast të kërkesës për ndonjë intervenim të mundshëm emergjent Departamenti i Rezerva Shtetërore të Mallrave do t’i dalë në ndihmë gjithë popullatës të asaj zone ku kërkohet intervenimi. Departamenti vazhdimisht është duke e rritur stokun me produkte të rezervës shtetërore si në sasi ashtu edhe në lloje të produkteve, ndërsa sa i përket nevojave për rritje ato janë të mirëseardhura.

Nëse krahasohet sasia e rezervave me vendet e rajonit, Kosova nuk qëndron keq, nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera, apo me vendet e rajonit, ne qëndrojmë mirë, përjashtuar Serbinë, e cila ka më tepër rezerva të ushqimit, sepse ka grurë të mjaftueshëm. Kurse me shtetet tjera, Kosova është mesatare. Por, a ka nevojë shteti për rezerva më të mëdha? Normalisht qe ka, që sipas fuqisë që kemi, për ta siguruar qytetarin me ushqim, karburante, me medikamente të listës esenciale, etj është edhe më mirë qe Qeveria te ketë prioritet edhe këtë dikaster dhe te ndaje mjete akoma me shume për çdo vit.

Në rast te gjendjes emergjente, Ju si Drejtori apo si Ministri a e keni te rregulluar këtë shërbim për shpërndarjen e këtyre mallrave?

Arton MUÇAJ: Ne rast te gjendjes emergjente ne si Departament dhe si Ministri nuk e kemi te rregulluar këtë shërbim por ne pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe te nenit 15 te Ligjit për Rezerva Shtetërore, Qeveria i bart kompetencatte Grupi Ndërministror Qeveritar.