Flet Abedin Januzaj: Shqipëria nuk i bëri ftesë kurrë Adnanit, Sokoli dhe Munishi nuk janë më patriotë se unë

E publikuar: 05/07/2018 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adnan Januzaj është bërë temë në mediat shqiptare pas një deklarate të dhënë ditë më parë.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë belge kishte deklaruar se ndihet belg pasi ka lindur në Belgjikë.

E tifozëve shqiptarë kjo gjë nuk iu kishte pëlqyer fare duke shpërthyer në drejtim të tij.

Tani ka ardhur edhe reagimi i babait të Adnan Januzajt, Abedinit.

Abedin Januzaj ka thënë se Shqipëria nuk i bëri asnjëherë ftesë djalit të tij.

Ndër tjera babait i Adnanit, ka folur me emra edhe për dy trajnerët analistë tek Dueli Botëror në RTV Dukagjini, Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin.

Abedin Januzaj ka thënë për TV Lajm se Sokoli e Munishi nuk munden të jenë më patriotë se ai.