Flamuri shtetëror nesër në gjysmështizë, ditë zie në nderim të policit Izet Demaj

E publikuar: 28/12/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Polici Izet Demaj ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga plumbat.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Kujtojmë, se Izet Demaj ishte edhe ushtar i UÇK-së.

Sot në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, familja Demaj ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime, për vdekjen e djalit të tyre Izet Demaj.

Demaj po tentonte të ndalonte një hajn të armatosur, i cili kishte marrë dy pengje dhe po provonte të grabiste një bankë.

Polici Izet Demaj ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga plumbat.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët, e dje të gjithë krerët e shtetit kanë reaguar, duke e cilësuar Izet Demajn si hero të Kosovës. /