Fizioterapeuti i Liverpoolit: Salah nuk do të agjërojë në finalen e Ligës së Kampionëve

E publikuar: 25/05/2018 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fizioterapeuti i Liverpoolit, Ruben Pons ka konfirmuar se Mohamed Salah nuk do të agjërojë në ditën e finales së Ligës së Kampionëve.

Ylli egjiptian, i cili ka shënuar 44 gola në sezonin e tij debutues në Anfield – është një mysliman i devotshëm.

Salzah ka abstenuar nga ushqimi dhe pijet gjatë orëve të ditës që nga fillimi i Ramazanit më 16 maj duke agjëruar rregullisht.

Gazeta egjiptiane Al Masry al Youm pohoi se Salah ka hedhur poshtë idenë e thyerjes së agjërimit gjatë finales ndaj Real Madridit.

Salah njihet si një besimtar i devotshëm (Getty Images)

Por, Pons, i intervistuar nga mediumi spanjoll Cadena SER, thotë se 25-vjeçari do të haj rregullit gjatë të premtes dhe të shtunën.

“Ne ishim në Marbella dhe nutricisti krijoi një plan pune. Nesër (e premte) dhe ditën e ndeshjes ai nuk do të agjëroj, kështu që nuk do të ndikoj tek ai”, ka thënë Pons për Cadena Ser.

Ndryshe, me rregulla fetare është e lejueshme që një person të prish agjërimin e tij nëse ai udhëton diku larg gjatë ditës – të cilin Salah do të bëjë.

Sadio Mane dhe Emre Can janë gjithashtu të besimit islam, por nuk dihet nëse planet e tyre janë të njëjta me atë të Salahut. /Telegrafi/