Fitimi i OTE rritet me 40%

E publikuar: 12/11/2018 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telekom i Greqisë OTE postoi javën e kaluar rritje të fitimit me me 40% krahasuar me një vit më parë në 107.5 milion euro.


Kompania e cila ka në pronësi operatorin celular në Shqipëri Telekom Albania ka aksioner kryesor gjigandin Gjerman Deutsche Telekom.

90% e të ardhurave të kompanisë vinë nga tregu vendas ku fitimi është rritur me 42.5%.


Shpenzimet e larta në teknologjinë VDSL dhe shërbimit IPTV ka ndihmuar kompaninë të rifitojë besimin e konsumatorëve.

Numri i abonentëve në Greqi u rrit me 8.2% në 1.86 milion.

OTE bleu nga qeveria Shqiptare AMC-në në vitin 2000 dhe menjëherë ju bashkua grupit Comoste deri në 2015-ën kur operatori shqiptar u ribrandua në Telekom Albania.

Muajin e kaluar zërat për shitjen e kompanisë u konfirmuan edhe nga vetë OTE.

Në mesin e blerësve janë rivalët e ALBtelecom, Bullgarët e Vivacom dhe Telenor Globul si dhe Telekom Srbija.

Sipas një raporti të Monitor, ALBtelecom ka më shumë gjasa për të blerë Telekom Albania çka do të reduktonte konkurrencën në treg dhe të linte vetëm dy operatorë pas largimit të Plus vitin e kaluar.

45% e aksioneve të OTE zotërohen nga Deutsche Telekom. /PCWorld Albanian