Fillojnë shitjet e tabletit Chrome OS Pixel Slate

E publikuar: 08/11/2018 01:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur u prezantua në Tetor, Google nuk dha detaje për tabletin e ri Chrome OS Pixel Slate.


Megjithatë nga dita e sotme tableti figuron në shitje për 599 dollarë, ndërsa kostoja mund të shkojë deri në 1,599 dollarë për 256GB memorie të brendshme dhe 16GB RAM.

Edhe pse porositë kanë nisur, shitjet fillojnë pas datës 22 Nëntor.


Krahas tabletit, Google shet edhe tastierën Pixel Slate për 199 dollarë po nga Play Store.

Pixel Slate vjen me ekran 12.3-inç me rezolucion 2000×3000 piksel. Është hera e dytë që Google prezanton një tablet por me një ndryshim: Pixel C kishte Android dhe jo Chrome OS.

Megjithatë Pixel Slate ofron mbështetje për aplikacionet Android në Chrome OS. /PCWorld Albanian