Festival golash kuqezi në Europë nga Gashi, Cikalleshi e Balaj

E publikuar: 04/04/2015 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj, ishin protagonistë te skuadrat e tyre në kampionatin zvicëran dhe atë kroat.

Shpërthejnë sulmuesit e përfaqësueses kuqezi në kampionatet europiane. Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj, ishin protagonistë te skuadrat e tyre në kampionatin zvicëran dhe atë kroat, duke lënë shenjë me golat e tyre. Sulmuesi i Bazelit realizoi dy herë në fitoren e thellë 6-0 ndaj Araut, fillmisht në minutën e 22, pasi assistit të marrë nga Streller, duke e cuar rezultatin në 3-0, ndërsa në të 63 realizoi nga një distancë e largët me një parabël, duke shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit të Araut, për ta vulosur rezultatin përfundimtar në 6-0. Për Gashin ky ishte goli i 20 në 23 ndeshje të kampionatit për Bazelin, e për rrjedhojë kryeson edhe renditjen e golashënuesve më të mirë në Zvicër.

Në Kroaci Bekim Balaj zhbllokoi që në minutën e 30 sfidën mes Rijekës dhe Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi shkodran u gjend në vendin dhe kohën e duhur pas një topi të hedhur në zonë nga e majta, duke realizuar një gol të thjeshtë. 24-vjecari qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, e cila u mbull në barazim 2-2.

Një gol me shumë peshë shënoi edhe Sokkol Cikalleshi në derbin e Splitit Hajduk – RNK, që u mbyll me fitoren 1-2 të skuadrës së sulmuesit kuqezi.

Në minutën e 84-rt, kur rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-1, RNK Split fitoi një 11-metërsh, që e shndërroi në gol sulmuesi kavajas. Për Cikalleshin ky është goli i 10 sezonal me Rijekën, ndër të cilët 8 i ka shënuar vetëm në kampionat. /supersport.al/