Ferizaj, persona të armatosur grabisin para dhe cigare në një pompë derivatesh

E publikuar: 18/08/2018 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një grabitje me armë në Ferizaj.

Tre persona të armatosur kanë vjedhur pazarin ditor rreth 500 euro dhe dy paketa me cigare në vlerë rreth 2000 euro.

“Të dyshuarit kanë ikur me veturën pasat, e cila me vonë nga policia është gjetur e braktisur në autostradën e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Klan Kosova mëson se rasti ka ndodh në njërën nga pompat e derivateve në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan.