Faton Bislimi: Ri-brendimi politik i LDK-së është nevojë e kohës

E publikuar: 13/12/2020 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Faton Bislimi ka deklaruar se ribrendimi politik i kësaj partie është nevojë e kohës, domosdoshmëri dhe reflektim mbi thirrjes e elektoratit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se LDK i mbijeton çdo individi dhe mund të tejkalojë çdo ideologji.

Postimi i plotë:

Unitet në dallime!

Ri-brendimi politik i LDK-së është nevojë e kohës, domosdoshmëri e emancipimit politik në vend, dhe reflektim mbi thirrjen e zëshme të elektoratit tonë. Me kohezion të brendshëm dhe marrje të përgjegjësisë! Me vetëmohim dhe ofertë për Republikën!
LDK shkon përtej çdo emri të përveçëm, pos njërit, emrit të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

LDK mbijeton çdo individ, sepse LDK mund të tejkalojë çdo ideologji, çdo sfidë, çdo goditje! E dalë nga besimi politik i popullit për liri e pavarësi, LDK sot duhet të jetë kauzë për shtet-ndërtimin, vizion për Republikën! Po, mundemi! Unitet në dallime!