Fassone i pranishëm në stërvitjen e skuadrës për të mbështetur Montellan

E publikuar: 18/10/2017 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas humbjes ndaj Interit u përfol shumë se Vincenzo Montella do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Milanit.

Por, duket se këto kanë qenë zëra të pavërtetë.

Sot (e mërkurë) drejtori sportiv i kuqezinjve, Marco Fassone, ka vizituar Milanellon (qendrën stërvitore) ku ka treguar përkrahjen e klubit për Vincenzo Montellan dhe lojtarët.

Rossonerët kanë humbur tri ndeshje e fundit në Serie A dhe nesër (e enjte) do të përballën ndaj AEK-ut të Athinës në Ligën e Evropës.

Dhe vizita e Fassones në Milanello ishte jo vetëm përkrahëse, por edhe motivuese.

Milani aktualisht renditet në vendin e 10 me 12 pikë në Serie A.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Genoas. /Telegrafi/