Fasada e ndërtesës shndërrohet në ekran gjigant, për të shënuar 40-vjetorin e video-lojës (Video)

E publikuar: 17/01/2018 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jashtëtokësorët e ‘Space Invades’ janë shfaqur në një ndërtesë të lartë në Tokio të Japonisë, për të shënuar 40-vjetorin e kësaj video-loje.

Pas katër dekadash që është krijuar dhe u përhap me shpejtësi të madhe, entuziastët kanë mundësi kësaj radhe ta ‘mbrojnë planetin’ në mënyrën më të mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Ata mund të luajnë në ekranin e gjerë 15 metra, në katin e 52-të të ndërtesës, ndërsa të arriturat e tyre të shihen nga shumë pjesë të qytetit.

Hapësirat tjera që kanë sensor të ndjeshëm në prekje, iu mundësojnë lojtarëve që të përleshen me kundërshtarët, duke i shkelmuar apo goditur me dorë.

Për ata që kanë nostalgji, janë siguruar disa pajisjet e para të video-lojës, si dhe ambientet që ishin shumë kohë më parë, ku shërbeheshin lëngje dhe pica. /Telegrafi/