Faktorët që ndikuan në shtrirjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

05.11.2017 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Faktorët që ndikuan në shtrirjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Qyteti i Prizrenit pritet të jetë shtëpia e dytë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ngaqë atje së shpejti do të zhvendosen disa departamente të kësaj ministrie. Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe ai i Kulturës, që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm do të funksionojnë nga ky qytet, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

“Ne tashmë kemi një vendim të Qeverisë së Kosovës sa i përket bartjes së Ministrisë së Kulturës në qytetin historik dhe kulturor të Prizrenit. Kjo ka qenë një prej iniciativave tona të para për shkak të shumë karakteristikave që ka qyteti i Prizrenit, duke përfshirë aktivitetet kulturore që i ka ky qytet, qoftë festivaleve të ndryshme me karakter ndërkombëtar”.

“Duke u mbështetur në karakteristikat historike që ka qyteti i Prizrenit dhe një pasuri të trashëgimisë kulturore, pastaj shumë monumenteve…, dhe këto kanë qenë arsyet që kemi menduar që Prizreni meriton të ketë selinë”, theksoi Gashi.

Por, komuniteti i artistëve në vend konsideron se përkrahja për këtë kategori gjithmonë ka munguar.

Arian Krasniqi, dramaturg dhe ish-drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës tha se zhvendosja e institucionit nga Prishtina në Prizren nuk ka aq rëndësi, sa do të kishte përkrahja më e madhe e artistëve në Kosovë.

“Mendoj që qyteti i Prizrenit shquhet për nga vlerat kulturore dhe artistike dhe çdo angazhim institucional për ta forcuar identitetin e vet si qytet kulturor, në parim është i mirë. Këtë përpjekje e shoh më tepër si politike në këtë fazë sesa diçka që konceptohet si vizion për të ardhmen”, tha Krasniqi.

Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë

Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë

Ndërkohë, sipas ministrit Kujtim Gashi tashmë Komuna e Prizrenit do të ndajë dy objekte të parapara për Ministrinë e Kulturës.

“Ne jemi duke përgatitur zhvendosjen e ministrisë atje, dhe gjithashtu kemi biseduar edhe me zyrtarë nga Komuna e Prizrenit për ndarjen e dy objekteve ku ne po mendojmë të vendosemi. Ka pasur zëra që kanë thënë se si është e mundur që gjithë ministria të zhvendoset në Prizren, por ky institucion do të jetë në dy qytetet, e edhe në Prishtinë”.

“Stafi do të jetë i njëjtë, sidomos pjesa politike, derisa stafi i shërbimit civil me marrëveshje do të zhvendoset. Ata që nuk janë të gatshëm nuk do të shkojnë pa vullnetin e tyre”, shpjegoi Gashi.

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të Republikës së Kosovës, tha se tashmë është marrë vendim nga ministri i Kulturës që një pjesë e këtij dikasteri të shkojë në qytetin e kulturës, në Prizren.

“Kryeministri i mbështet të gjitha veprimet e dikastereve qeveritare që janë në funksion të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, përkatësisht të ngritjes së kapaciteteve menaxhuese të kulturës së vendit”.

“Është një zyre atje që jep shërbime e që është më afër qytetarit, një delegim i pushtetit. Mendoj se ministri e ka paraparë që stafin ta ketë edhe nga qyteti i Prizrenit”,tha Matoshi.

Ndryshe, zhvendosja e një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, paraqet një praktikë të re, ngaqë deri më tani, Qeveria e Kosovës ka qenë e përqendruar me të gjitha ministritë, vetëm në Prishtinë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë