Faik Imeri, vëllai i Haki Imerit të vrarë pasluftës thotë se po punojnë për zbardhjen e vrasjeve politike

E publikuar: 24/02/2020 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faik Imeri, ekspert i antiterrorizmit dhe vëlla i Haki Imerit i vrarë paslufte thotë se po punon për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë.

Ai beson në punën e Gjykatës Speciale.

“Besoj plotësisht që do të korr fitore me këtë ritëm”, tha ai në Pressing.

“Punoj për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë . Motivi im është personal, vrasja e vëllait’, theksoi ai.

Imeri mohon se do të jetë dëshmitar në këtë Gjykatë.