Facebook përfshihet nga një tjetër skandal me 540 milionë rekorde përdoruesish të ekspozuara

E publikuar: 03/04/2019 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook është përfshirë në një tjetër skandal edhe pse këtë herë faji nuk është i kompanisë. Hulumtuesit e UpGuard kanë zbuluar se 540 milionë rekorde të Facebook kanë qenë të ekspozuara nga palë të treta të cilat përdornin shërbimin cloud të Amazon.

Shumica e tyre vinin nga kompania mediatike meksikane Cultura Colectiva e cila regjistron emrat e llogarive, ID e Facebook dhe pëlqimet e shumë detaje të tjera.

Një tjetër ekspozim është ai i At the Pool, një aplikacion tashmë i mbyllur që ekspozoi 22,000 fjalëkalime.

UpGuard nuk arriti dot të binde Amazon të fshijë përmbajtjet. Fillimisht dërgoi një e-mail pranë Cultura Colectiva më 10 Janar dhe Amazon më 28 Janar.

Të dhënat e Cultura nuk u hoqën përpara datës 3 Prill kur Bloomberg raportoi problemin i pari.

Në përgjigje Facebook tha se politikat e kompanisë ndalojnë ruajtjen e përmbajtjeve në databaza publike dhe se kishte punuar me Amazon për heqjen e tyre.

Në total ishin 146GB të dhëna të Cultura të ruajtura në serverët e Amazon. Megjithatë ky është një tjetër problem për Facebook ku një palë e tretë ekspozon përdoruesit e rrjetit social pas atij të Cambridge Analytica.

Kështu kompania lë sigurinë e informacioneve të përdoruesve në duar të një pale të tretë. Skandale si kjo do të përsëriten përsa kohë kompani të tjera nuk mbrojnë të dhënat e përdoruesve krahasuar ofruesit kryesor që është Facebook në këtë rast. /PCWorld Albanian