Facebook krijon dyqane online në faqet e bizneseve

E publikuar: 17/07/2015 02:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri tani, bizneset kanë përdorur Facebook-un si një platformë komunikimi me klientët e tyre, por kjo gjë do të ndryshojë së shpejti, pasi ata do të kenë mundësi të shesin produkte direkt nga faqet e tyre në Facebook. Sipas një raporti nga BuzzFeed, rrjeti social po teston butonin “Bli” tek faqet, për t’u siguruar që të gjitha veprimet e shitblerjeve të kryhen direkt nga Facebook.

“Me seksionin “shop” në faqe, ne po ju japim mundësi bizneseve të shfaqin produktet e tyre direkt nga faqja,” deklaroi menaxherja e marketingut të kompanisë Facebook,  Emma Rodgers.