Fabrika e mishrave MEKA merr Trofeun e Artë për cilësi të produkteve e menaxhimit

E publikuar: 02/04/2015 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi i industrisë së mishrave MEKA, ka fituar çmimin e lartë ndërkombëtar për cilësi dhe Menaxhment nga Business Initiative Directions (BID)  me seli në Madrid të Spanjës.

Çmimi  me emrin Trofeu i Artë për cilësi të produkteve dhe menaxhmentit të kompanisë  MEKA- Centyry International Quality ERA  dhe është marrë në Gjenevë të Zvicrrës.

Ky është çmimi i parë ndërkombëtar i ndarë për prodhuesin kosovar Trofeu i Artë për Kualitet dhe Menaxhment.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve,  tha se ky çmim ka rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesin MEKA, por edhe për të gjitha prodhuesit tjerë të Kosovës.

“Ky çmim tregon se cilësia dhe siguria e prodhimeve kosovare është e lartë dhe konsumatorët jo vetëm të vendit por edhe të huajt pa hezitim ti konsumojnë prodhimet vendore. Ky trofe është i vetmi në Kosovë”, tha Shahini.

Sipas tij misioni i AKB-së, është që të promovoj sa më shumë prodhimet vendore dhe që konsumimi i tyre për nga cilësia e lartë nuk ka diskutim, ku cilësinë e lartë po e dëshmojnë edhe institucionet ndërkombëtare.

Kreu i AKB-së njëherit edhe i Dhomës Kombëtare Tregtare, tregoi se dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare i kanë dërguar 16 rekomandime dhe të cilat kryeministri Edi Rama, ka premtuar se do ti realizoj thuajse qind për qind. Ndërsa kërkohet nga Qeveria e Kosovës që edhe ajo të veproi njëjtë sikur ajo e Shqipërisë.

Burim Piraj, pronar i industrisë së mishrave MEKA, e cila është fituese e çmimit, tha se Trofeun e Artë, e kanë pranuar me 22 mars 2015 në Gjenevë të Zvicrës që titullohet Trofeu i Artë -Century Intenational Gold – Quality Era Avvard.

“Ky trofe botërore është dhënë për cilësinë e produkteve dhe të menaxhmentit dhe ishte një ditë e veçantë dhe e cila begatoi punën mbi njëzetë vjeçare të industrisë”, tha Piraj.

Ramiz Kelmendi, pronar i ETC e Elkos dhe deputetë i Kuvendit, vlerësoi lartë cilësinë e prodhimete të industrisë MEKA, për kualitetine së cilës më së miri flet trofeu botëror.

Edhe deputetja Donika Kadaj Bujupi, tha se marrja e këtij trefeu ndëkrombëtar të cilësisë,  ka rëndësi të madhe dhe rrallë herë dëgjohen këso lajme të mira ekonomike.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Konsumatorit, tha se ndihet i kënaqur që Meka ka marr trofeun ndëkrombëtar të cilësisë së lartë dhe i cili ëhstë një çmim burimor dhe original.

“Marrja e këtij çmimi duhet të shërbej edhe për prodhuesit e Kosovës që të angazohen për cilësi dhe marrje të shpërblimit”, tha kreu i konsumatorëve të vendit.