Fabregasi transferohet, Calhanoglu largohet nga Milani

E publikuar: 16/12/2018 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani po kërkon nga Chelsea që të përgjysmojë shumën që po kërkon për Cesc Fabregas.

Mesfushori spanjoll është shumë i tërhequr nga mundësia për të luajtur prej janarit me Milanin.

Leonardo konfirmoi për Sky Sport Italia se po vlerësohet situata dhe se po shikohen mundësita.

Milani po tenton që të paguajë vetëm katër miliona për Cesc, gjysmën e shumës prej tetë milionë që po kërkohet nga Chelsea.

Në anën tjetër planifikohet edhe largimi i Hakan Calhanoglu gjatë verës dhe shitja e tij prej 22 milionë eurosh që do të balanconte gjërat për Fair Play Financiar.

Calhangolu pritet të largohet drejt Gjermanisë, ku RB Leipzig ka interesim për reprezentuesin turk. /Telegrafi/