Evansin e shiten për tetë milionë, tani United duhet të paguajë 35 milionë euro për rikthimin

E publikuar: 17/12/2017 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka nisur të mendoj për përforcimet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Eric Baily ka pësuar një lëndim të rëndë që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth tre muaj.

Kjo ka bërë që Djajtë e Kuq të kërkojnë një qendër mbrojtës teksa po kërkojnë ta rikthejnë ish-lojtarin e tyre.

Irlandezi ka luajtur në të kaluarën 131 ndeshje për Unitedin duke shënuar katër gola

Jonny Evans i West Bromwich Albion mund të vesh sërish fanellën e Unitedit, e cila po mendon ta rikthej lojtarin.

Në fakt, Jose Mourinho beson se Lousi van Gaal kishte bërë një gabim të madh që e kishte shitur Evans për vetëm tetë milionë euro.

Por, tani West Brom i ka caktuar çmimin prej 35 milionë eurosh mbrojtësit nga Irlanda e Veriut.

Ndryshe, irlandezi ka luajtur në të kaluarën 75 ndeshje për West Bromin duke shënuar katër gola. /Telegrafi/