Euro 2016, fanella e Shqipërisë më e pëlqyera

E publikuar: 28/03/2016 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fanella e Shqipërisë për Kampionatin Evropian është zgjedhur fanella më e bukur nga lexuesit e faqes gjermane “Sport1”
Sipas ‘Sport1‘, fanella e Kombëtares shqiptare ka marrë 26 mijë vota në një sondazh duke lënë prapa Turqinë dhe Gjermaninë në top treshe.

24 mijë vota ishin në favor të fanellës së Turqisë, ndërsa e treta Gjermania kishte vetëm 4600 vota.

Nikoqiri Franca mori 3200 vota dhe Belgjika 1900 në top-pesëshe. Në fund ishin Sllovakia me 286 vota dhe Ukraina me 284.