Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku të premten sjellin “Dajën”

E publikuar: 14/06/2018 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata e kanë paralajmëruar këtë me anë të disa fotografive të cilat i kanë postuar në Instagram. 

“Daja”, do të titullohet kënga e tyre, e cila pritet të jetë në zhanrin popullor, pasi këngëtarët shihen të veshur me veshje kombëtare, transmeton Gazeta Express.https://www.instagram.com/p/Bj…

Ermali kohëve të fundit ka sjellë shumë këngë me bashkëpunime, e fundit ishte ripërpunimi i këngës “Fshatarja ime”, e Sabri Fejzullahut, të cilën Ermali e këndoi me Ledrin. Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me Nora Istrefin, Samantën, grupin KAOS, si dhe shumë artistë të tjerë.
Po ashtu, këngëtari i hitit “Skifterja” të cilën e ka bërë duet me Klajdi Harunin, ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë si: Ylli Baka, Big Mama e të tjerë./GazetaExpress