Erdogan në OKB: Ballkani mund të jetë një tjetër gjeografi e krizave

E publikuar: 20/09/2017 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, thotë se Ballkani është një tjetër gjeografi e mundshme e krizave që ende ballafaqohet me sfida serioze.

Në fjalimin e tij në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Erdoğan deklaron se shkaku i kësaj, i ka kushtuar rëndësi të madhe integrimit të vendeve ballkanike me institucionet euroatlantike.

“Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj që të mbizotëroj paqja, stabiliteti dhe mirëqenia, në këtë pjesë të jashtëzakonshme të botës,” është shprehur ai.

Mbrëmë në margjina të kësaj Asambleje, Erdoğan ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme./arbresh.info/