EPIK: Kosova shumë prapa në zbatimin e dispozitave të MSA-së

20.04.2019 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
EPIK: Kosova shumë prapa në zbatimin e dispozitave të MSA-së

Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimi.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi më 1 prill 2016. Në këtë kuadër, Kosova ka marr për detyrim që të zbatoj[ dispozitat e MSA-së brenda periudhës dhjetë vjeçare. Me qëllim zbatimit të dispozitave të MSA-së, Kosova miraton çdo vjet Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, njofton kumtesa e EPIK, transmeton Koha.net.

Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) është dokument kyç i institucioneve të Republikës së Kosovës i cili ka për synim zbatimin e detyrimeve të Kosovës që burojnë nga MSA. Kërkesa për hartimin e Programit buron nga neni 74, pika 3 e MSA-së. Dokument të tillë, nën emërtime të ndryshme, e kanë në fuqi të gjitha vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asocimi, psh. në Shqipëri: Plani Kombëtar për Integrim Evropian, në Serbi: Programi Kombëtar për Adoptimin e Acquis apo në Mal të Zi: Programi Kombëtar për Anëtarësim në BE.

Përgatitja e Programit koordinohet nga Ministria e Integrimit Evropian. Ky program përmban masa konkrete të cilat propozohen nga vet institucionet e shtetit për të adresuar dispozitat e veçanta të MSA-së.

Në këtë kontekst, në baza vjetore ka pasur regres të vazhdueshëm në numrin e reformave të parapara, dhe të zbatuara.

Në bazë të statistikave të vetë institucioneve:

• Në vitin 2016, programi kishte 1,347 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741.

• Në vitin 2017, programi kishte 967 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 600.

• Në vitin 2018, programi kishte 532 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 362.

Prandaj, krahasuar më vitin 2016, në vitin 2018 kemi numër më të vogël të masave të parapara dhe të zbatuara në kuadër të implementimit të dispozitave të MSA-se. Respektivisht në vitin 2016, janë zbatuar 741 masa nga 1,347 sa ishin gjithsej, ndërsa në vitin 2018, numri masave të zbatuara ka rënë në 362 nga 532 masa te planifikuara – që i bie se nuk është arritur të përmbushet 1/3 e planifikimit vjetor për vitin 2018.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Kuçi: Përzgjedhja e anëtarëve të bordeve do të jetë me transparencë të plotë

​Kuçi: Përzgjedhja e anëtarëve të bordeve do të jetë me transparencë të plotë

Ministri Veliu i dërgon telegram ngushëllimi familjes së policit që vdiq nga koronavirusi

Ministri Veliu i dërgon telegram ngushëllimi familjes së policit që vdiq nga koronavirusi

​Vdes personi i parë në Kamenicë nga Covid 19, Kastrati jep detaje

​Vdes personi i parë në Kamenicë nga Covid 19, Kastrati jep detaje

Shorti i Championsit: Kampioni i Kosovës sfidon kampionin e Andorës

Shorti i Championsit: Kampioni i Kosovës sfidon kampionin e Andorës

Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps

Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps

VV kritikon qeverinë Hoti për rifillimin e dialogut

VV kritikon qeverinë Hoti për rifillimin e dialogut

MSh prezanton rastet e reja me Covid-19

MSh prezanton rastet e reja me Covid-19

​Rahoveci shënon epopenë e UÇK-së, nderohen dëshmorët dhe martirët

​Rahoveci shënon epopenë e UÇK-së, nderohen dëshmorët dhe martirët

Konfirmohet, dy talentë të ri i bashkohen Kosovës U21

Konfirmohet, dy talentë të ri i bashkohen Kosovës U21

​Vdes edhe një person nga Covid-19

​Vdes edhe një person nga Covid-19

​VV kritika ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës me COVID-19

​VV kritika ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës me COVID-19

VV: Takimi i Hotit në Bruksel, jo produktiv

VV: Takimi i Hotit në Bruksel, jo produktiv

Tuhina: Secila lojtare ëndërron të përfaqësoj vendin në garat ndërkombëtare

Tuhina: Secila lojtare ëndërron të përfaqësoj vendin në garat ndërkombëtare

​Dumoshi e Tahiri përurojnë palestrën sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë

​Dumoshi e Tahiri përurojnë palestrën sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë

Mbi një milion të infektuar në Indi

Mbi një milion të infektuar në Indi

​Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë

​Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë