Enver Hoxhaj: Veseli i gatshëm ta udhëheq jo vetëm PDK-në por edhe Kosovën

E publikuar: 27/04/2016 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së mërkurë mbajti takime me degët e saj në Gjilan, Kamenicë, Viti e në disa vende të tjera.

Në këto takime, i pranishëm ishte edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

13113274_10154218400584884_1971408808_o

 

Deputeti Hoxhaj, duke iu referuar çështjes së zgjedhjes së Kryeyarit të PDK-së, lavdëroi pretendentin kryesor Kadri Veselin.

Enver Hoxhaj, tha se Kadri Veseli, është i gatshëm ta udhëheq jo vetëm PDK-në por edhe Kosovën.

Ky i fundit tha gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë dy ndryshime të mëdha, e para ishte liria e vendit dhe e dyta shpallja e pavarësisë, ndërkohë tha se tashmë Partia Demokratike e Kosovës, është gati që të bëjë edhe ndryshimin e tretë më të madh ndonjëherë, forcimin e shtetit, njofton Klan Kosova.