Enver Hoxhaj: Skenderaj do jetë përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së

E publikuar: 06/01/2021 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se komuna e Skenderajt, do të jetë përjetësisht pulsi dhe shpirti i subjektit të cilin e përfaqëson.

Në një reagim të tij, ndërsa përmend takimin e mbrëmshëm në këtë zonë të Drenicës, Hoxhaj thotë se mbështetja e qytetarëve të kësaj komune për vlerat e luftës, po kthehet në vullnet dhe përkrahje për PDK-në, njofton Klan Kosova.

”Skenderaj ka qenë gjithmonë pas Hashim Thaçit, e ka mbështetur vazhdimisht Kadri Veselin dhe do të jetë përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së”,njofton Klan Kosova.

”Solidarizimi me vlerat e luftës dhe mbrojtjes së themeluesve të UÇK-së e të shtetit, po kthehet në forcë e vullnet gjithandej në përkrahje të PDK-së”.

”Këtë e ndjeva e mbrëmë, ku së bashku me kryetarin Sami Lushtaku patëm një takim të jashtëzakonshëm me strukturat tona në këtë komunë. Faleminderit Skënderaj për pritjen, mobilizimin dhe mbështetjen e përhershme”, shkruan Hoxhaj.