Eni Çobani dhe Flori Mumajesi bashkë në një program të ri

E publikuar: 11/05/2017 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juristja Eni Çobani e “Shihemi në gjyq”, kohët e fundit është bërë nga femrat më aktive në rrjetet sociale.

Ajo është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun prej këtij spektakli, ndërsa ditën e djeshme ka surprizuar me postimin e saj më të fundit ku ka paralajmëruar një projekt me kantautorin Flori Mumajesi.

“Me fjale te vogla por me hapa te medhenj ec ky djale.Dhe ju me te drejte pyesni c’ne Eni me Florin.Se shpejti do na shikoni ne nje format shume te dashur televiziv. Je fantastik Flori Mumajesi”, – shkruan Eni krahas fotografisë së saj me kantautorin e njohur. /albeu.com/