Emrat e aktivistëve të arrestuar të VV-së (Video)

E publikuar: 17/08/2018 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE, gjatë ditës së sotshme, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave, raporton Koha Ditore.

Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.


6 aktivistë të VV-së të arrestuar, në mesin e tyre edhe deputetja Bogujevci

Aksioni simbolik i VV-së kundër dhunë para stacion ti policor ka degraduar-në dhunë.

Pas hedhje së ngjyrës së kuqe deh disa gurëve, Policia ka reaguar duke u përpjekur t’i largojë aktivistët, raporton KTV.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë janë arrestuar 6 aktivistë ndër të cilët edhe deputetja Saranda Bogujvci.


 

Aksion simbolik i VV-së të Policia, arrestime të aktivistëve

Aktivistë të Vetëvendosje kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në kundërshtim të dhunës ndaj gruas dhe me këtë rast kanë fajësuar policinë, për siç kanë thënë mos efikasitet të saj në parandalimin e dhunë e cila në disa ka degraduar edhe në vrasje.

Ata kanë përmendur vrasjen e fundit që ndodhi në Gjakovë kur u vranë nënë e bijë.

Është hedhur ngjyrë e kuqe në stacion të Policisë dhe policia ka burgosur disa aktivistë.