Emocionohet këngëtari shqiptar…dëgjon live të rrahurat e zemrës së fëmijës!

E publikuar: 15/10/2017 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së shpejti, çifti do të bëhen prindër të një djali. Të dy mezi po e presin, këtë këngëtari e pranoi edhe sot, në një intervistë me Ardit Gjebrean. 

I pyetur nëse kishte qenë i pranishëm në ekot rutinë të Enisës, Kelly tha se e ka shoqëruar atë, por… Në fakt, nuk ia kishte dëgjuar ndonjëherë të birit rrahjet e zemrës. Për këtë arsye, përmes një videoje surprizë, Kelly dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës së të birit. Pasi u përball me surprizën, Kelly e pati të vështirë t’i përmbante emocionet: “Uhhh, shumë emocion i bukur…”, – tha ai.

Pas kësaj, Kelly u “përball” edhe me disa përgjegjësi të të qenit prind, siç është edhe ndërrimi i pelenave. Si fillim dështoi, por me siguri do të mësohet edhe me këtë pjesë. Sapo djali të vijë në jetë. Disa nga gjërat që do të donte më shumë për të birin, Kelly i rrëfeu edhe në “E diela shqiptare”. 

E para gjë që dëshiron është që ai të vijë sa më shpejt në jetë, të trashëgojë cilësitë më të mira të prindërve, sidomos të mamit, të mos ketë frikë të dështojë e të ringrihet, të marrë nga jeta atë që do të dëshirojë më shumë, të jetë një person me vlera dhe, mbi të gjitha, të dashurojë fort: “Aq sa dashuron babi mamin”, – tha Kelly dhe publiku shpërtheu në duartrokitje.