Eksperienca Sllovake e industrive kreative në Tiranë për të promovuar potencialin inovativ Shqiptar

E publikuar: 16/05/2019 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më datë 30-31 Maj SOVVA (Organizata Sllovake për Kërkim dhe Zhvillim) në bashkëpunim me ICTSmedia, agjencitë shtetërore SlovakAid dhe CIVITTA Slovakia dhe Universitetin Polis organizon Akademinë Kreative në qendrën laboratorike multifunksionale ICTSlab.

Ekspertët Sllovakë në bashkëpunim me specialistë dhe akademikë Shqiptarë lançuan një projekt një vjeçar në përpjekje për të promovuar potencialin inovativ të kreativëve Shqiptarë në Dhjetor të 2018-ës.

Projekti nisi në Dhjetor të 2018-ës në Shkodër ku u zhvilluar Akademia e Parë Kreative për studentët e fushave të inxhinierisë dhe biznesit.

Industritë Kreative si reklamimi, arkitektura, artet, moda, dizajni, IT dhe media, janë xhevahiret e fshehur të një komuniteti inovativ. Sektori dyfishoi kontributin e tij në GDP Evropiane nga 2.6% në 2005 në 5.3% në 2015-ën.

Ku dhe Kur?

Aktivitetet do të organizohen në laboratorin kreativ multifunksional në Tiranë ICTSlab.

Të Enjten 30 Maj: Aktiviteti nis të Enjten e datë 30 Maj  në orën 9:00 në një sesion që vazhdon deri në ora 12 në një tryezë të rrumbullakët ku do të diskutohen problemet me të cilat përballen industritë kreative në Shqipëri.

Nga ora 13:00 deri në ora 16:00 organizohet një panel diskutimi me ekspertë lidhur me problematike specifike të kësaj industrie.

Të Premten 31 Maj: Panel diskutimi dhe prezantime për inkubatorët virtual kreativ nga ora 9:00 deri në ora 12:00.

Kush janë sfidat me të cilat përballen industritë kreative?

  • Mungesa e aksesit në financa për kompanitë në sektorin e industrive kreative
  • Mungesa e një organizimi të unifikuar përfaqësues
  • Mungesa e edukimit për sipërmarrësit kreativë
  • Mungesa e të dhënave e industritë kreative për hartimin e politikave shtetërore
  • Mungesa e bashkëpunimeve mes universiteteve dhe kompanive
  • Probleme me eksportin dhe ndërkombëtarizimin

Pse duhet të bëheni pjesë?

Në këtë aktivitet marrin pjesë kreativë të njohur në Sllovaki me njohje ndërkombëtare si Peter Kolesar, Zora Jaurova dhe Dana Kleinert.

Arkitektët e së ardhmes, specialistët IT, biznesmenët dhe biznesmenet, dizajnerët, inxhinierët civilë dhe planifikuesit urbanë kanë fituar inspirim nga ekosistemi i industrive kreative të Sllovakisë përfaqësuar nga këta kreativë.

Dana Kleinert është dizajnere mode me markën e saj dhe ka ndihmuar në atomizimin e industrisë së modës në Sllovaki duke krijuar Këshillin Sllovak të Modës.

Ndërsa Zora Jaurova është një producente filmash dhe eksperte e politikave kreative, drejtoreshë pranë Kryeqytetit të Kulturës Evropiane në 2013-ën, çmim që ju dha qytetit të Kosice në Sllovaki.

Peter Kolesar është partner në Civitta Slovakia dhe anëtar i bordit të drejtuesve në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Sllovaki. Ai ka shërbyer si diplomat në Uashington dhe Tel Aviv në mbështetje të ekspansionit të kompanive teknologjike Sllovake në këto tregje.

Si të bëhem pjesë?

Këtij aktiviteti mund ti bashkohen organizata jo fitimprurëse, akademikë, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokalë, profesionistë, inxhinierë, biznesmenë dhe mbarë aktorët industrisë kreative në Shqipëri.

Të interesuarit mund të regjistrohen në formuluarin e paraqitur në këtë lidhje: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfREj11Grn6_nOimOlESf5hHLTLSF6fjnY5iwRztgfPz0cq3g/viewform

Ruani datën: 30-31 Maj

Vendi: Qendra Laboratorike ICTSlab, Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010

Eksperiencat nga Sllovaki kanë treguar se hapi i parë drejt një ekosistemi inovativ startupesh është reflektimi i lirë dhe i hapur përballë problemeve dhe aftësive që duhen përdorur.