Ekskortë dhe me organe mashkulli, Linda Rei rrëfen të vërtetën

E publikuar: 30/09/2017 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por, pak ditë më parë, mediat u morën gjatë me Lindën pas një fotoje të marrë nga një faqe eskortash online, ku u tha se personazhi me organ gjenital mashkullor, që pozonte e zhveshur për të reklamuar veten ishte pikërisht Linda.

Në përshkrimin e profilit, oferta varion nga 50 deri në 100 euro, ndërkohë ka edhe komente të shumta nga persona, që presupozohet të jenë klientë. Fotoja është publikuar në vitin 2015, ndërsa Linda tha vetëm pak ditë më parë te emisioni “Rudina” në TV “Klan” se e ka kryer operacionin sa ka mbushur 18 vjeç e një ditë.linda-rei-768×477

Ndërkohë Linda, e cila është e fejuar tashmë me Massimon, djalin e një biznesmeni të njohur që jeton në Lugano të Zvicrës, tregon për gazetën “Panorama” të vërtetën e saj në lidhje me foton në fjalë. “E vërteta është që është foto montazh. Unë jam operuar 18 vjeçe. Dhe për më tepër, po të isha eskortë, do përdorja emrin Linda dhe me fotot e mia? Ndërkohë ky montazh është bërë keq se kanë harruar tatoo-të e mia që kam në dorë, krahë dhe te pjesa e kurrizit”, tha Linda.

Pyetjes se pse ka qëndruar indiferente këto ditë rreth këtij lajmi, i është përgjigjur: “Nuk u jam përgjigjur portaleve se duan thjesht një reagim që nuk e meritojnë, për një fakt të supozuar, që mua s’më prek fare. Kush më njeh, e di mirë kush jam. Për montazhin e fotove me penis, që ia kanë servirur publikut si të miat, kanë përdorur fotot e një trans pornostareje, që quhet Angeles Cid”, përfundoi Linda rrëfimin e saj.