Ekskluzive Adem Grabovci i kunderpergjigjet Isa Mustafës: Ka me pasë riformatim (Video)

E publikuar: 26/05/2016 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deklarata e kryetarit Veselit per riformatim te Qeverisë asht në perputhje me qëndrimet e partisë, në përpjekje për me pasë qeverisje ma të mirë të vendit, e kjo mvaret edhe nga partneri i koalicionit. Kështu tha në Rrokum Roll me Fidan Jupollin, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci.

“Riformatimi bahet në perputhje me nevojat, kur ta shohin partneret se asht nevoja per riformatim atëhere kemi me ba. Na kemi me vazhdue me qeverisjen e vendit. Nuk perjashtohet mundësia e riformatimit atëhere kur ka ngecje”.

Grabovci u shpreh i bindun se dëshira për rifomatim ka me ardh edhe nga partneri i koalicionit – LDK.

“Aty ku ka lëshime normal qe kane me u ba zavendësimet e nevojshme”, theksoi ai.