Edi Rama i shpëton sulmit kamikaz, ulet në Stamboll

E publikuar: 28/06/2016 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak minuta pas sulmeve në aeroportin e Stambollit, u ul edhe avioni i kryeministrit Edi Rama i cili ishte nisur për një vizitë zyrtare sëbashku me ministrin Arben Ahmetaj.
“Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok nesër vizita zyrtare në Ankara”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Burimet bëjnë me dije se avioni ka mbërritur pa probleme në aeroport dhe është njoftuar për shpërthimin pasi ka zbritur.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se delegacioni është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem. Kryeministri viziton Turqinë me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.