Edhe dy të vdekur nga koronavirusi njofton IKSHPK

E publikuar: 30/06/2020 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

IKSHPK ka njoftuar se sonte numri i të vdekurve nga virusi Covid-19 ka shkuar në 51.

Sot kanë ndërruar jetë edhe 2 persona nga Covid-19 dhe kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese poashtu.

“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.