Eden Hazard, lojtari i vitit në Premier Ligë

E publikuar: 22/05/2015 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas triumfit në Premier Ligë, Chelsea e ka rrëmbyer edhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’. Dhe këtë e ka fituar anësori Eden Hazard, i cili ka shkëlqyer këtë sezon.

Pavarësisht se fitoi dy çmime më herët, si PFA ‘Lojtari i Vitit’ dhe nga shoqata e shkrimtarëve të futbollit si ‘Lojtari i Vitit në Premier Ligë’, belgu është shpallur si lojtari më i mirë i sezonit 2014/2015 në kampionatin anglez. Hazard mposhti konkurencën e bashkë-lojtarëve të tij si John Terry, Nemanja Matic dhe Cesc Fabregas, të cilët gjithashtu ishin në garë për ta fituar çmimin./veqsport.com/