E zë burrin me tjetrën, kinezja e nervozuar zhvesh dyshen dhe i lidh në pemë në mes të qytetit (Video)

E publikuar: 27/02/2019 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i martuar dhe e dashura e tij gjatë javës së kaluar janë lidhur lakuriq në një pemë, dhe janë poshtëruar publikisht në Kinë.

Dyshja janë dënuar në mënyrën më ekstreme të mundshme, pasi gruaja e tij i kishte zënë me presh në dorë, shkruajnë mediat kineze, transmeton Telegrafi.

Policia kineze ka njoftuar se incidenti është shkaktuar pasi gruaja kishte humbur kontrollin kur e kuptoi se burri po e tradhton me tjera, dhe kështu kishte vendosur t’i ndëshkojë në një mënyrë të pazakontë.

Në videon e publikuar më poshtë dyshja shihen pothuajse lakuriq të lidhur në pemë afër njëri-tjetrit. Ndërkaq dhjetëra kalimtarë rasti ishin mbledhur rreth tyre njoftuan policinë që menjëherë ishte shfaqur në vendin e ngjarjes.

Ata liruan burrin dhe të dashurën e tij, kurse më pas dyshja dhe gruaja e tradhtuar janë dërguar në stacionin e policisë për intervistim. /Telegrafi/