E Hënë e trazuar te Tirana, Daja rrezikon

E publikuar: 31/10/2016 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E Hënë e trazuar te bardheblutë. Pas barazimit me Vllazninë e gjithë dita është karakterizuar nga tensioni mes stafit teknik dhe atij drejtues. Drejtuesit e klubit janë mbledhur e kanë diskutuar në seli për cështjen e trajnerit dhe rezultatet e arritura pas fitores me Skënderbeun në kampionat. Nga burime mësohet se stafit teknik i është ofruar ultimatum për ndeshjen e radhës ndaj Teutës, gjë që nuk është pranuar. Kjo ka cuar dhe në diskutimin madje për një largim të mundshëm të trajnerit Ilir Daja, që u emërua në krye të Tiranës pikërisht një vit më parë, në fundin e tetorit të 2015-tës.

Madje gjatë mbledhjes janë përmendur dhe emra të mundshshëm për të zëvendësuar Dajën në stol, mes të cilëve dhe ai i Mirel Josës, që kohët e fundit ka qenë i diskutuar dhe për një afrim të mundshëm te kuqezinjtë e Tetovës së Shkëndijës. Gjithsesi në fund nuk është arritur në asnjë vendim zyrtar dhe pse Daja është jo pak i rrezikuar për vazhdimësinë e tij me bardheblutë. Këtë të Martë presidenti ka njoftuar dhe një mbledhje me të gjithë stafin teknik dhe ekipin ku do të diskutojë pikërisht për të ardhmen dhe aty do të mësohet dicka më shumë nëse do të vazhdohet t’i besohet Dajës apo do të ketë lëvizje në stol./supersport.al/