E ardhmja e bazuar në evidencë

E publikuar: 15/08/2018 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në hotel Sirius është mbajtur eventi EBF (Evidence Based Future II), ku organizator ka qenë Qëndra për Hulumtime Psiko – sociale e Mjeksore (QHPSM). Në këtë event janë prezantuar tri hulumtime shkencore të realizuara nga antarët e kësaj qëndre.
Për Infosot u prononcua antarja e QHPSM-së Leunorë Krasniqi, ku ndër tjerash Krasniqi tha:
Sot në edicionin e dytë të EBF-së janë prezantuar rezultatet e tri hulumtimeve që përfshinë më shumë fushën e trashëgimisë familjare, përkatësisht trashëgimia tek gratë.
Gjithashtu janë prezantuar të dhënat e një hulumtimi për konsumin e duhanit, alkoolit dhe substancave psiko – active në komunën e Prishtinës, ndërsa hulumtimi i tretë ka qenë roli i Kohezionit familjar në procesin e socializimit të fëmijëve.
Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe udheheqësi i QHPSM-së prof. Fitim Uka me temën “Familja, aty ku duhet të ketë më shumë se vetëm dashuri”.
Krahas përsonaliteteve të shendetit mendor, këtë event me praninë e tyre e nderuan edhe përsnalitete nga jeta politike./Infosot/