Dyqanet më të mëdha të aplikacioneve

E publikuar: 15/01/2018 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka gjeneruar 300 milion dollarë të ardhura përmes dyqanit të aplikacioneve vetëm në mbrëmjen e vitit të ri.

Në total gjiganti i Cupertinos shënoi 11.4 miliard dollarë të ardhura në 2017-ën. Ende për nga numri i aplikacioneve, një tjetër kompani sundon.

Dyqani i aplikacioneve të Google është më i madhi dhe kjo falë sistemit operativ Android.

Edhe pse versioni mobil i dyqanit të aplikacioneve është zhdukur, Microsoft Store në desktop mban vendin e tretë për nga numri i aplikacioneve.

Amazon vjen menjëherë në vendin e katërt me vetëm 70 mijë aplikacione më pak.

Së fundi, BlackBerry World ende jeton me afro 234,500 aplikacione. /PCWorld Albanian