Dy persona mashtrohen rreth terminëve për viza

E publikuar: 30/03/2019 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës thotë se dje në Suharekë dy persona kanë raportuar që janë mashtruar rreth terminëve për viza.

“Me 29.03.2019 dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se janë mashtruar nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, rreth terminëve për viza në një ambasadë duke ju marrë një shumë parash”.

“ Rasti është duke u hetuar nga policia”, shkruhet në raportin e Policisë.